FOTO/ Aksident, “Porche” godet 5 makina dhe përmbyset, shoferi përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të paraburgimit.

Një automjet është përmbysur në rrugë ndërsa ka goditur edhe disa mjete të parkuara anës rrugës.

Nga aksidenti ka dëme të konsiderueshme dëme materiale.

Drejtuesi i automjetit të përmbysur ka marrë dëmtime dhe është shoqëruar në spital.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.

Share This Article