Një ngjarje kriminale është parandaluar në fshatin Floq, në Librazhd, ku një 53-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me thikë bashkëfshatarin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari u kap gjatë drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe iu sekuestrua thika, që kishte përdorur për kanosje, si dhe një tjetër thikë që iu gjet në automjet.
Ngjarja ndodhi pasi i arrestuari dyshohet se, në gjendje të dehur, kanosi bashkëfshatarin e tij, një 46-vjeçar, i cili kishte ndërhyrë për ta ndaluar atë që të drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Materialet përkatëse janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan për veprime të mëtejshme. Policia po vazhdon hetimet për këtë ngjarje.