Sot Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, për ndryshimin e masës së “Arrestit me burg”.
Togat zeza kanë vendosur që ish-drejtuesi i RTSH do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për abuzim me fondet publike.
Kujtojmë se SPAK regjistroi ndaj Gëllçit në tetor 2020 një procedim penal për veprën “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike“.
Nga hetimet ka rezultuar se ish-drejtori i RTSH ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.