Aksident, 40-vjeçarja me “Ford” përplas tufën e bagëtive dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i pazakontë ka ndodhur kete mbremje, ku një automjet tip ‘Ford’ i drejtuar nga një 40-vjeçare, goditi një tufë bagëtish në daljen jugore të Lushnjës.

Si pasojë, disa bagëti të imëta ngordhën, ndërsa mjeti pësoi dëme materiale.

Fatmirësisht, drejtuesja e automjetit nuk u lëndua, as bariu, i cili nuk ndodhej në rrugë në momentin e përplasjes.

Në vendngjarje mbërriti Policia e Qarkullimit Rrugor, e cila dokumentoi rastin dhe rregulloi trafikun e bllokuar nga incidenti.

Share This Article