Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për të rrëzuar kërkesën e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt që të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Pas një seance maratonë që zgjati disa orë dhe përfundoi rreth orës 17:30, trupa gjyqësore shpalli vendimin me pesë vota pro dhe tre kundër, duke e cilësuar të pavlefshëm shkarkimin e Veliajt dhe të papërshtatshëm dekretin për zgjedhje të reja në Tiranë.
Pro votuan:
Sander Beci,
Ilir Toska,
Fiona Papajorgji,
Marsida Xhaferllari,
Mariana Semini.
Kundër u shprehën:
Olta Zaçaj,
Sonila Bejtja,
Gent Ibrahimi.




