Një ngjarje tmerrësisht e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk 2 të Roskovecit, ku mësohet si pasojë e shembjes së një muri rrethues ka humbur jetën një vajzë e mitur 4-vjeçare.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. Po ashtu në njoftim thuhet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




