GJKKO i rrëzon kërkesën për liri ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në qeli

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta për të dalë nga qelia, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Ilir Meta është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas hetimeve të SPAK, ai dhe deputetja Monika Kryemadhi dyshohet se kanë favorizuar kompani private dhe janë përfshirë në aktivitete të dyshuara financiare, përfshirë lobime dhe transaksione të ndryshme.

Share This Article