Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, në fshatin Poçem, ku një kamion i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina) është përfshirë në një ngjarje aksidentale.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Volvo”, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që pasagjeri ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.




