FOTO/ Aksident mes 2 makinave, “Volvo” përfundon në barrierat ndarëse

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj së diele në autostradën “Lushnje-Fier”.

Dy automjete janë “fërkuar” në afërsi të vendit të quajtur Pushimi i Shoferit.

Për këtë shkak, një fuoristradë e tipit “Volvo”, ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes.

Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip “Volvo” të fluturojë dhe të ndalojë në mer të barrierave të hekurta.

Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje si edhe dy ambulanca për të lënduarit, të cilët nuk kanë lëndime serioze.

Share This Article