Fqinja e familjes Balla në Shënavlash të Durrësit, ku djali i vogël i shtëpisë, Esmerald Balla vrau babanë e tij, Enver Balla dhe e më pas e hodhi në pus, ka treguar se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë konflikt në këtë familje.
Sipas saj viktima së shpejti do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur.
”Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë konflikt në atë familje, fëmijët u martuan dhe vetë Enveri do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur. Më tha që do të gjente një grua për shtëpi. Mund të ketë më shumë se dy javë që nuk e kemi parë”, thotë fqinja.