Nga Fejzo Subashi
Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe një vendi që është apo pretendon se është demokratik. Barazia është jo vetëm shtylla e çdo demokracie të vërtetë, por edhe themeli i qenësisë dhe ndjesisë qytetar, pavarësisht postit apo funksionit që mban apo që të kanë dhënë. Sepse, postin, mund ta marrësh, por zakonisht të ta japin është më e mundur, por që ta meritosh është e vështirë.
Aksioni i fundit i kryeministrit Edi Rama për “çlirimin” e hapësirave publike, jo vetëm në Tiranë, por në të katër anët e vendit, mund të lexohet edhe si një sinjal se shteti i së drejtës ende përpiqet të afirmohet mbi anarkinë e të drejtës mbi pronën e sidomos asaj urbane dhe ligjin e më të fortit. Ky aksion absolutisht, nëse nuk mbetet selektiv, mund të përbëjë një akt vetëkorrigjimi dhe përgjegjësie qeverisëse për gjithçka që nuk është bërë mirë më parë, apo është lënë në harresë, apo më e keqja është bër keq.
Por të jemi të qartë: nuk është ky një mbrojtje e drejtësisë selektive, as një mbështetje për spektakle me uniforma dhe kamera. Është një thirrje për të kuptuar se shteti është ligji, dhe ligji është për të gjithë. Kjo mbi të gjitha është kulturë dhe domosdoshmëri kultura qytetare. Dhe që të ndodhë kjo, duhet qytetari, jo batakçiu. Qytetaria dhe qënësa qytetar nuk është as pasaportë privilegji dhe as instrument hakmarrjeje.
Fatkeqësisht, fenomeni i pushtimeve të hapësirave publike apo ndërtimeve pa leje nuk është dhe nuk duhet të jetë ekskluzivitet i Tiranës, Durrësit, Vlorës, apo Sarandës. Kjo “sëmundje” është në të katër anët e vendit, deri në fshatin më të largët. Nëse e intepertojm dhe zbatojmë kështu flasim për shtet ligjor, demokratik dhe parimor, ndryshe ndodhemi para faktit selektiv dhe postë demokratik dhe ligjor. Deri më sot realiteti ka treguar në shumë raste se: ligji aplikohet vetëm mbi të dobëtit, ndërsa “të fortët” mbeten të paprekur, me prona të uzurpuara, me pallate të ngritura pa leje, me arrogancën që kalon për pushtet lokal apo klan familjar. Ky fenomen në Tiranë, Durrës, Vlorë, Leszh dhe Sarandë është i dukshëm, i prekshëm , por fatkeqësisht është i shtrirë dhe prezent në të katër anët e vendit edhe në zonën dhe fshatin më të humbur.
Kjo është padrejtësi, por është edhe pengesë zhvillimi. Mbi të.gjitha është moszbatim ligji dhe mungesë e Shtetit dhe qeverisjes. Ndoshta kjo është një nga arsyet e mungesës së investimeve serioze në zonat rurale? Sepse ka humbur besimi se ka një shtet që mbron ligjin dhe jo vetëm interesin e çastit. Pushtimi i tokës në fshat, ndërtimet pa leje dhe krijimi i “ligjeve të fshatit” janë po aq të rrezikshme sa edhe ndërtimi pa leje i kullave në qendër të qytetit. Nëse i pari është i paprekur, pse duhet të ndëshkohet vetëm i dyti?
Personalisht, jam kundër urrejtjes ndaj kujtdo vetëm sepse është i pasur. Pasuria nuk është krim. Por krim është moszbatimi i ligjit, dhe këtu s’duhet të ketë asnjë tolerancë, për askënd. Përse është kjo përbuzje, bile edhe ligjore, në lidhje me qënsin qyteyar dhe sjelljen e qasjen i till kud që të jesh. Në qasje dhe sjellje e tillë ndikon drejtë për drejtë në qënsinë qyteyar i kulturuar me qasje dhe sjellje ligjore. Ligji është i përgjithshëm dhe për të gjithë dhe jo selektiv. Nuk besoj se ka në Botë institucion që prodhon ligj selektivë. Aq më keq zbatimi dhe ushtrimi i forcës dhe të drejtës ligjore. Përgjegjësia ligjore duhet të jetë për këdo që e ka thyer ligjin, qofshin oligarkë apo “të fortë” lokalë, qytetarë apo zyrtarë.
Kjo qasje është shumë më tepër se një debat urbanistik. Është rruga drejt integrimit evropian, ose më saktë, pengesa kryesore për të. Evropa nuk pranon dy standarde drejtësie, nuk toleron spektakle politike në emër të reformave, dhe nuk inkurajon institucione që përdorin ligjin si armë për të goditur të pambrojturit. Integrimi evropian është një proces serioz reformash, jo një fasadë aksionesh të përkohshme.
Shqipëria ka nevojë për institucione të forta, të pavarura, që nuk ulin kokën përballë të fortëve dhe që veprojnë njësoj në çdo fshat e qytet, pa dallim statusi, partishmërie apo pasurie. Në fund të fundit, shteti nuk është pasqyra e frikës, por garancia e drejtësisë.




