Pas tre vitesh nga mbledhja e fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj. Në takim morën pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve të vendit, mes tyre edhe Elvis Lila, i komanduar nga kryeministri Edi Rama në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit.
Kush është Elvis Lila?
Elvis Lila është një oficer karriere me rreth 20 vite eksperiencë në SHISH. Gjatë karrierës së tij në shërbimin inteligjent, ai ka mbajtur disa detyra drejtuese në struktura të ndryshme të institucionit.
Gjatë periudhës kur SHISH drejtohej nga Helidon Bendo, Lilës iu besua drejtimi i një strukture të re, të njohur si Drejtoria e Performancës. Më pas, ai ka drejtuar edhe strukturën e kundërzbulimit.
Me marrjen e drejtimit të SHISH nga Vlora Hyseni, rreth tre vite më parë, Lila u emërua drejtor i departamentit që mbulonte çështjet operacionale.




