Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Bishqem, në aksin “Peqin-Elbasan”.
Mjetit tip “Benz” i është zënë rruga nga një tjetër automjet dhe për pasojë ka përfunduar në oborrin e një banese.
Si pasojë janë plagosur shoferi dhe dy pasagjerët, të tre nga e njëjta familje.
Të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për identifikimin e automjetit që i bllokoi rrugën “Benz-it”.