Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. P., dhe S. P., (bashkëshortë), banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi me vetëgjyqësi kanë dëmtuar murin e një objekti (magazinë) në pronësi të shtetasit Th. P.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.