Një banesë e braktisur pranë shkollës “Ali Demi” në Vlorë, është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme.
Banorët e zonës të alarmuar kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse, që kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Dyshohet se zjarri i është vendosur qëllimisht banesës në fjalë, nga persona që konsumojnë lëndë narkotike në ambientet e saj.