Procedohet 35-vjeçari gjirokastrit, goditi bashkëmoshatarin

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. X., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konfliktuar fizikisht me një 34-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article