Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në Himarë mbrëmjen e së dielës. Burime bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi Nikollaq Bollano.

Ai është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë dhe është dërguar drejt spitalit të Vlorës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka dhënë dhe informacion për rrethanat e plagosjes së kërij shtetasi.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.