Një ngjarje tej mase tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në Labinot-Fushë, ku të miturit kishin dalë duke ruajtur bagëtitë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të kësaj tragjedie.
Policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.




