Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. M., 33 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.