VIDEO/ Ndjekje si në filma, arrestohet 1 person me armë në makinë, 4 makina të përplasura

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ndjekje policore ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Tiranë, nga zona e “Myslym Shyrit” deri në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në zonën e njohur si ish-Blloku, pas dyshimeve se një person po transportonte armë zjarri në automjetin e tij.

Policia arriti të ndalojë automjetin tip ”Audi Q8”, duke arrestuar drejtuesin e tij dhe sekuestruar një armë zjarri.

Gjatë ndjekjes, si pasojë e lëvizjeve të shpejta dhe të rrezikshme, u përfshinë në aksident katër automjete, të cilat u përplasën mes tyre.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse personi i arrestuar ka lidhje me ngjarje të mëparshme kriminale.

Share This Article