EMRI/ Ndjekja e “Audit”, arrestohet pasagjeri, shoferi shpallet në kërkim…

Jugulajm.net
3 Min Read

Policia e Tiranës ka dalë me një noftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth një orë më parë në kryeqytet ku u arrestua një person pas ndjekjes së mjetiti ku po udhëtonte, Audi Q8.

Blutë e Tiranës sqarojnë se Focat “Shqiponja’’ i bënë shenjë ndalimi mjetiti tip ‘’Audi Q8’’ në zonën e “Vasil Shantos“ ku ndodheshin dy persona, pasi dyshohej se po transportonin armë zjarri.

Por, si në filmna, shoferi refuzoi të ndalojë mjetin duke mos iu bindur urdhrit të Policisë duke ecur me shpejtësi ”skëterrë” deri tek zona e Bllokut, ku janë përplasur me dy automjete të tjera.

Në këto momente efektivët arritën të arrestojnë njërin nga personat, i identifikuar si Skerdi Sina, ndërsa shoferi i Q8 ia doli të arratiset.

Njoftimi i policisë:

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon puna për kapjen e shtetasit të dytë, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit.

Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.

Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.

Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Share This Article