Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se kreu veprime të turpshme ndaj 12-vjeçarit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 60-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë.

Mësohet se në pranga ka rënë S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article