Prangoset 66-vjeçari nga Memaliaj, u kap i dehur në timon

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 66 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article