Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Kryqëzimin e Markatomaj, në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Nga aksidenti një person mbeti i lënduar, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.