FOTO/ Aksident, kamioni zë poshtë makinën dhe e tërheq zvarrê

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël.

Makina e vogël është marrë përpara nga kamioni, i cili më pas e ka përplasur pas trafikndarëses.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.

Share This Article