EMRAT/ Arrestohen 3 shtetas, sekuestrohet një sasi kanabisi dhe 2 armë gjahu

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sasi kanabisi është sekuestruar.

Në saj të këtij operacioni janë arrestuar në Korçë 3 persona, Donald Lato, Klevis Zaçellari dhe Luan Qazimi

Finalizohet pas 2 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Denasi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje, si dhe asgjësohen fidanë kanabisi që u gjetën të kultivuar afër një banese.

Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin kanabisin, në banesat e tyre.

Njëri prej tyre dyshohet se kishte kultivuar edhe fidanë kanabisi, në afërsi të banesës, ndërsa tjetri posedonte 2 armët e gjahut dhe 2 tytat e çifteve.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article