Shoferja 30-vjeçare përplas me makinë të moshuarin, dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i moshuar është përplasur nga një automjet në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës. Makina, e cila shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 30-vjeçare.

Sipas policisë, i moshuari është përplasur teksa kalonte rrugën nga njëra anë, në tjetrën.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa ndodhet në gjendje kritike.

Shoferja është shoqëruar në polici, ndërkohë autoritetet po mbledhin të gjitha provat për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article