Kryeministri Edi Rama, ka caktuar datën për prezantimin e kabinetit të tij të katërt qeveritar.
Rama do të “hapë zarfin” me emrat e ministrave të rinj më 11 shtator, në orën 10:00 në Tiranë.
Emrat e rinj të kabinetit do të zyrtarizohen atë ditë, duke bërë të ditur skuadrën me të cilën kryeministri do të qeverisë për mandatet e ardhshme.
Ndryshimet nga qeveria aktuale do të sjellin një përmbysje me gati 70%, pasi qeveria aktuale do të ristrukturohet.
Qeveria e re do të ketë vizionin dhe qëllimin për “Shqipërinë në BE 2030”, ku integrimi europian i vendit do të jetë në fokus të parë.
Këtë herë, me qeverinë e re, Rama pritet të sjellë surpriza të shumta.




