Një automjet ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.
Ngjarja është regjistruar në zonën pranë stadiumit të qytetit në Vlorë.
Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa ka rrezikuar jetën e qytetarëve që ndodheshin në trotuar.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.