Humb jetën policja 22-vjeçare, u rrëzua nga…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 22-vjeçare, punonjëse e policisë, ka humbur jetën këtë të martë në Spitalin e Traumës.

Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa ndodhej me familjen.

Ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit, dhe mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe dëmtimin e saj të rënde.

E reja u transportua te Spitali i Traumës, ku gjatë këtyre ditëve po merrte shërbimin shëndetësor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Share This Article