Shokët e skuadrës së Martin Canit suprizojnë Luisin në spital, që u plagos duke mbrojtur shokun

Jugulajm.net
1 Min Read

14-vjeçari, Luis Meçja, mbeti i plagosur nga sulmi me thikë ditën e hënë, duke mbrojtur shokun e tij, që humbi jetën, Martin Cani.

Që prej ditës së hënë, Luisi ndodhet në spital. Lojtarët dhe njëkohësisht shokët e Martinit, kanë surprizuar në spital Luisin.

Në foto shihen adoleshentët me tortë në dorë, ndërsa Luisi është shtrirë në shtratin e spitalit.

Ndërkohë sot është mbajtur seanca për autorin e dyshuar, Mario Perlleshi, ku u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.

Share This Article