Sot në lagjen nr. 11 në Durrës, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të shkaqeve natyrale.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen dhe për të zbardhur më tej arsyet e vdekjes së tij.