Një aksident ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës. Mësohet se një 22-vjeçar ka goditur me mjetin e tij një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës.
Gjithashtu drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 13:00, në rrugën Gjergj Kastrioti, shtetasi Xh. L., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen M. P., 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.