FOTO/ Aksident, kamionçina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është shënuar sot, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh në Fier. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti lëvizte me shpejtësi mbi normën e lejuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.

Banorët shprehen të shqetësuar për shpejtësinë e lartë në këtë segment, veçanërisht gjatë natës, ndërsa kërkojnë nga Bashkia masa për kufizimin e shpejtësisë, përfshirë vendosjen e penguesve fizikë.

Vetëm katër ditë më parë, në të njëjtën zonë, një tjetër aksident dëmtoi një shtyllë ndriçimi.

Share This Article