Elisa Spiropali do të jetë në vazhdim anëtare e Partisë Socialiste, por jo më pjesë e Grupit Parlamentar dhe as e Asamblesë Kombëtare. Vendimi është marrë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve të sotme në Lalëz.
Mësohet nga burime të sigurta brenda PS, se Pandeli Majo, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe kanë dalë hapur në mes të mbledhjes kundër përjashtimit të koleges, duke thënë se ata nuk janë një parti që merret me përjashtime.
Ndërkohë, vetë Elisa Spiropali ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit dhe kryetarit të PS, për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar dhe Asambleja Kombëtare, duke thënë se nga veprimet e saj nuk është cënuar shtëpia e përbashkët, Partia Socialiste.
Edi Rama i është përgjigjur se nuk i pranonte justifikimet e saj, sepse dhe më herët ajo është paralajmëruar.
Në fund, siç konfirmojnë burime të sigurta, Majko, Xhafaj dhe Braçe kanë votuar PRO përjashtimit, pavarësisht se në diskurs kanë kundërshtuar.




