LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Gjenden 2 turistë gjermanë nga policia, kishin disa ore të humbur në zonën e Labovës së Madhe

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy turiste gjermane jane gjetur nga Policia e Gjirokastres, pasi kishin humbur prej disa oresh ne nje zone te panjohur per ta.

Turistet gjermane kishin kryer inkursion turistik ne zonen malore te Laboves se Madhe, Bashkia e Gjirokastres.

Aty ata ishin ne kerkim te aventurave malore, por mesa duket kishin humbur orjentimin.

Policia e Gjirokastres menjehere aktivizoi dhe nisi nje skuader te forcave Shqiponja per kerkim-shpetimin e tyre. Pas komunikimeve ne telefon me personat qe kerkuan ndihme, u lokalizua vendndodhja dhe u be e mundur gjetja e tyre.

Sipas burimeve policore gjendja e tyre shendetesore eshte e mire dhe te dy personat po transportohen drejt qytetit te Giirokastres.

Share This Article