Humb jetën 23-vjeçari, po rregullonte automjetin e tij në servis kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht. Policia njofton se pasditen e kësaj të diele në spitalin e qytetit të Librazhdit u dërgua për mjekim një 23-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij ka mbetur i plagosur.

Si pasojë e plagëve i riu nuk ka mundur që të shpëtojë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Share This Article