Një çift shqiptarësh u arrestua ditë e sotme pas një kontrolli të rastësishëm nga Policia greke në rrugën Sokratous në qendër të Athinës.

Shqiptari u kap në një automjet luksoz, ku u gjet një arme zjarri pistoletë TT dhe një sasi lënde eksplozive tritol me dy ndezës.

Ai është Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës, person me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Greqi. Në Greqi ai është dënuar me burgim të përjetshëm për narkotikë në vitin 2008 dhe ishte liruar në vitin 2015.

Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçarja Daniela Luari.

Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar.