Duket se ne Bashkine e Gjirokastres kane filluar ‘ethet’ e ndryshimeve ne krye te drejtorive qe varen nga ajo. Keto ndryshime vijne ne kuader te ristrukturimit te aparatit te Bashkise se Gjirokastres, ashtu sikurse ne te gjitha bashkite e vendit.

Drejtoria e pare ne fokusin e ndryshimit eshte ajo qe ka me shume pergjegjesi dhe me e ekspozuar tek komuniteti, sikurse eshte ajo e Sherbimeve Publike.

E duket se kryebashkiaku Golemi ka gjetur njeriun e duhur ne kete drejtim. Adriatik Onjea eshte personi qe kater vite me pare u emerua ne krye te Drejtorise se Pyje-Kullotave nga kryebashkiaku Golemi dhe ku rezultatet kane qene te dukshme ne disiplinimin e kullotave permes nje programi menaxhues, zbatim dhe rreptesi ne moratoriumin, qe nuk lejonte prerjen e drureve ne pyje e ku Onjea ka qene garant, qe pyjet e Gjirokastres te ngeleshin te paprekura ne keto kater vite.

Fale ketyre aftesive menaxheriale dhe korrektesise ne veprime konkrete, nxiti kryebashkiakun gjirokastrit, qe t’i besoje Adriatik Onjeas, kryesimin e Drejtorise se Sherbimeve Publike e cila prej dites se sotme me ristrukturimin e ri te bashkive ne mbare vendin, do te quhet Drejtoria e Sherbimeve Elitare.

Theksojme se ne ceremonine e prezantimit te Onjeas ne detyren e re merrnin pjese Kryebashkiaku, Flamur Golemi, si dhe Sekretari i Pergjithshem i Bashkise, Nertil Nebiaj.

Nderkaq priten ndryshime dhe ne drejtori te tjera ne varesi te Bashkise Gjirokaster, si ne Shtepine e te Moshuarve, Ndermarjen e Trajtimit Studentor, Drejtorine e Arsimit, Qendren Kulturore te Femijeve, Drejtorine e Turizmit etj.