Një sherr masiv këtë të premte, ka bërë që të ndërpriten përkohësisht punimet në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou”.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, rreth 20 punëtorë, të kombësisë shqiptare dhe rumune, janë përplasur mes tyre, duke sjellë ndërprerjen e punimeve.
Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit, për të vendosur qetësinë dhe për të mos agravuar sherri më tej.
Menjëherë pas situatës së paprecedentë të krijuar, është vendosur që të gjithë punëtorët e përfshirë në sherr të pushohen menjëherë nga puna.
Punimet në “Camp Nou” kanë nisur nga vera e vitit 2023 dhe pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2025, ndonëse fillimisht u tha se stadiumi do të jetë i përfunduar në dhjetor të vitit 2024.