Një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës në një lokal pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe autori është një 17 vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar.
Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës.
I plagosuri kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte në Greqi.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




