Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku ka humbur jetën një fëmijë.
Bëhet fjalë për një 3-vjeçar që ka ndërruar jetë në një kopsht privat.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Njoftim paraprak i policisë:
Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.