Një shofer taksie ka rënë pre e një grabitjeje këtë të premte në Tiranë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut.
Dy personat, pasi i kanë marrë shumën e parave taksistit, janë larguar me shpejtësi.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.