Vendi ynë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës.
Autoriteti Rrugor përmes një postimi ka bërë me dije gjendjen e rrugëve në zonat që janë përfshirë nga reshjet e borës dhe ngricat.
Sipas njoftimit në rajonin jugor pavarësisht reshjeve të borës, qarkullimi bëhet normalisht, ndërsa në rajonin qendror dhe verior për shkak të motit të keq dhe reshjeve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e mjetit.
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës
Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht
Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore
të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore
të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.