Këtë të shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellime. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në jug dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 23 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 24 °C,

në vendet malore: 8 / 17 °C.