Rrebeshet e shiut kanë shkaktuar edhe problematikat e para në vend.
Situata problematike shfaqet edhe në rrugën kombëtare “Ura e Leklit-Këlcyrë”.
Për shkak të erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, duke bllokuar kështu qarkullimin e mjeteve.
Pritet që të ndërhyjnë strukturat e posaçme për largimin e pemëve nga rruga, për të hapur qarkullimin normal të mjeteve.