Një shqiptar me iniciale M.U. ka përfunduar në pranga nga policia malazeze, pasi është kapur me drogë.
Sipas mediave të huaja, rreth 95 kilogramë marijuanë është sekuestruar në rajonin e Tuzit
Pasi policia ka kontrolluar automjetin e të riut shqiptar, ka gjetur në bagazh me peshë totale rreth 95 kilogramë.
Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi, që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit.
I arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.