Automjeti del nga rruga, plagosen shoferi dhe 2 fëmijët e mitur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident është regjistruar mëngjesin e së premtes në aksin rrugor “Lushnje-Tiranë”, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy fëmijët e tij të mitur janë lënduar lehtë dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur