Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit.
Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 28°C
në zonat e ulëta 17 deri 27°C
në zonat bregdetare 20 deri 27°C.