LAJM I FUNDIT!!! Pritet dorëheqja e Tërmet Peçit, ja arsyeja…

Jugulajm.net
2 Min Read

Kryebashkiaku i Tepelenes, Termet Peçi, pritet te jape doreheqjen brenda kesaj jave.

Arsyeja eshte kerkesa qe i ka bere kryeministri Edi Rama, per te qene ne listen e kandidateve per deputete ne Qarkun e Gjirokastres.

Kjo levizje nxitet nga nevojshmeria qe ka PS ne Qarkun e Gjirokastres per te fituar me patjeter 3 deputete ne zgjedhjet e ardhshme te 11 majit.

Duke ditur se Mirela Kumbaro nuk ngjall asnje shprese dhe me kuota dramatikisht te uleta tek socialistet dhe gjithashtu neverine qe ka nxitur tek socialistet e thjeshte per veprimet arbitrare, qe ka bere se bashku me Golemin e Gjirokastres, Rama e ka pare te arsyeshme qe te hedhe ne fushen e lojes hambarin e votave te socialisteve, sikurse eshte Termet Peçi nje figure e dashur tek socialistet tepelenas e me gjere.

Termet Peçi perzgjidhet ne kete rast nga Rama per dy arsye.

E para, pasi pas 2 vitesh ai nuk do te kete me mundesi te rikandidoje si kryebashkiak, pasi nuk e lejon kushtetuta dhe e dyta, pasi Tërmet Peçi ne te gjitha perballjet elektorale ne Tepelene qysh prej vitit 2011, qe kandidoi per here te pare dhe deri dy vite te shkuara, ka fituar me nje diference te thelle votash karshi kandidateve te opozites.

Kjo ka nxitur Ramen qe te tentoje per te çentruar deputetin e trete ne listen e kandidateve ne Qarkun e Gjirokastres.

Peçi do te jete ne listen e hapur, nderkohe qe ngelet ende e paqarte nese ne kete liste do te jete Kumbaro apo  ajo do te jete ne listen e sigurt.

Spekulohet se kryesuese e kesaj liste, qe do te jete dhe ne listen e sigurt do te jete Megi Fino, vajza e ish-kryebashkiakut te Gjirokastres, Bashkim Finos, e cila aktualisht mban postin e zv-ministres se jashtme.

Share This Article